Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk është porta e zyrës sime"/ Ristani: Ka qenë hyrja e FRPD, operatorit i është marrë kamera

"Nuk është porta e zyrës sime"/ Ristani: Ka qenë

Ish-anëtari i Kuvendit Kombëtar të PD-s, Arben Ristani, ka hedhur poshtë deklaratën e Lulzim Bashës, se dera e blinduar në selinë e PD-së është e zyrës së tij.

I ftuar në studion e 'Open', Ristani sqaroi se dera e publikuar është hyrja e FRPD-së, e cila ndodhet në katin e parë të selisë.  Ndër të tjera, Ristani shttoi se operatori i televizionit Top Channel,  nuk është lejuar të hyjë brenda, por i është marrë kamera, gjë që e konfirmoi edhe vetë moderatorja Eni Vasili.

"Është hyrja nga FRPD. Dera është vendosur nga korridori te shkallët. Kjo ështa pamje e vërtetë. Në këtë gjendje janë. Kjo pamje është. Është mbyllur dera e xhamit ku ka qenë hyrja e Forumit Rinor. Dera që duket e hapur është dera që bllokon rrugën kur ngjitesh në katin e dytë të selisë të PD-së. Është kati i parë i PD-së. Kanë dalë edhe pamje të tjera. Kameramanit tuaj nuk i është lejuar hyrja në PD, por i është marrë kamera për të filmuar", deklaroi Ristani

Të fundit