Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk ftoi opozitën në tryezën Shqipëri-BE/ Tabaku: Rama dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes

Nuk ftoi opozitën në tryezën Shqipëri-BE/ Tabaku: Rama

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, njëherësh kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit thotë se çelja e negociatave është njuë moment historik për Shqipërinë, ndërsa thekson se nuk ka kohë për festë sepse duhet të nisë puna.

“Konferenca e parë ndërqeveritare, që do të thotë nisja e negociatave për anëtarësim në BE, është një prej momenteve kulmore të historisë së Shqipërisë. Festa ka përfunduar. Tani duhet të nisim punën reale!”-shkruan Tabaku.

Kjo e fundit ndalet te mungesa e opozitës në tryezën e Shqipërisë me BE. AJo thotë se nuk pati ftesë nga ana qeverisë. Ajo thotë se mungesa e opozitës është simfonia e vjetër e një orkestre që nuk lodhet së përsërituri partiturën e një politike të dalë mode.

Sipas Tabakut, Rama dëshiron të jetë vet në qëndër të vëmendjes, edhe në këtë ditë të shënuar për shqiptarët.

“Fatkeqësisht në këtë ditë të shënuar, me gjasë edhe për të hequr syrin e keq, qeveria dhe mazhoranca janë përkujdesur në maksimum që të mos ftojnë në atë tavolinë opozitën e cila ka meritat e padiskutueshme në procesin e integrimit.

Jo vetëm si forca e parë politike që ndërmori hapa konkretë për anëtarësimin e vendit në NATO që në fillim të viteve 1990. Por, mbi të gjitha, si një forcë politike që në 8 vite qeverisje ka mundur të hedhë hapa të rëndësishëm përpara në këtë proces.

Mungesa e opozitës është simfonia e vjetër e një orkestre që nuk lodhet së përsërituri partiturën e një politike të dalë mode. Dirigjenti i së cilës mendon se mund të eklipsojë opozitën duke dashur të jetë në qendër të vëmendjes. Gjynah!

Si kryetare e Këshillit Kombëtar të Integrimit do të fokusoj punën dhe rolin e këshillit në mbikeqyrjen e këtij procesi, në kontrollin e monitorimin e strukturave. Pasi do të ishte e udhës që parlamenti shqiptar të merrte gjithnjë e më shumë funksione dhe pushtet në dorë në lidhje me këtë proces që nuk është pronë e asnjë force politike përpos e forcës së shqiptarëve për me qenë pjesë e BE-së”, shkruan ndër të tjera Tabaku.

Të fundit