Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk i drejtoi pyetje ministrave, Tabaku: E bëra për të penguar propagandën, programi i mbushur me gënjeshtra

Nuk i drejtoi pyetje ministrave, Tabaku: E bëra për të penguar

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku nuk drejtoi asnjë pyetje sot kundrejt ministrave lidhur me programin e ri qeverisës për mandatin e tretë.

Në një intervistë për Euronews, Tabaku u shpreh se nga ana e opozitës u gjykua të mos merrnin pjesë në këtë pjesë të seancës, për të mos i lënë hapësirë maxhorancës të merrej me propagandë.

“Është gjykuar edhe në rastet e kaluara për mos t’i dhënë mundësi të përsërisin të njëjtën propagandë ashtu siç po bëjnë tani me çdo fjalë boshe, hapësirë për tu zgjatur në këtë pjesë të debatit dhe për t’i lënë hapësirë pjesës së diskutimeve. Nga ana jonë gjykua mos ishim pjesë e kësaj, por të kërkonim menjëherë fillimin e debatit parlamentar ku të ishte pjesë opozita,” tha Tabaku.

Lidhur me programin qeverisës së kryeministrit Rama, Tabaku u shpreh se nuk e shihte si asgjë tjetër, veçse si një dokument propagande të mbushur me gënjeshtra.

Kur nuk kishim program elektoral nuk është se do kishim program qeverisës. Është një dokument propagande ku ka vetëm fjalë, u duk edhe ng fjalimi i kryeministrit. Ku janë braktisur çdo gjë që thanë në fushatën elektorale. Ku nuk njihet realiteti. Ku ka premtime që s’kanë lidhje me realitetin Është një dokument i një propagande të shëmtuar, i mbushur me gënjeshtra”, u shpreh Tabaku.

Të fundit