Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk jemi republika e drejtorëve”, Teliti: SPAK duhet të nisë hetimet për Veliajn

“Nuk jemi republika e drejtorëve”, Teliti: SPAK duhet të

Dorian Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha se sipas deklaratave të kreut të SPAK, Altin Dumanit, Gjykatat janë zyra noteriale të asaj çka kërkojnë prokurorët.

“Ata që vendosin drejtësi janë Gjykatat, por duket se në Shqipëri nuk janë të pavarura, dhe referuar kësaj çka ka thënë Altin Dumani, janë zyra noteriale”, tha Teliti.

Ai u shpreh se në aspektin politik Erion Veliaj është i rrëzuar, ndërsa ligjërisht SPAK duhet të nisë hetimet ndaj kryebashkiakut, pasi ne nuk jemi republika e drejtorëve.

Teliti tha se nëse nuk do të veprojë as tani kur nga dokumentet provohet plotësisht përgjegjësia e Erion Veliajt, atëherë duhet të kthejmë sytë nga mënyra se sip o vepron Prokuroria

“Nga informacionet që janë publikuar, afera nuk është thjeshtë te 29 tenderat, kanë ngritur një skemë të paparë, që nuk i vjedhin paratë me 5 apo 10 % por me 100 %. Erion Veliaj nuk përballet me Këshillin Bashkiak, bën atë fjalimin atje dhe ikën me vrap, sepse i fshihet të vërtetës.

Ka firmosur kontrata me firma të sajuara, kanë përfituar drejtorët e tij 30 mln euro në 29 tendera, kemi një aferë me 100% si kjo e kompanisë ‘5D’ dhe përgjegjësia e Erion Veliajt nuk është vetëm politike në rastin konkret”, tha Teliti.

Të fundit