Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk ka asnjë provë", Berisha: Rama vërsulet kundër Agron Shehajt dhe i vë shiritin si bandit

"Nuk ka asnjë provë", Berisha: Rama vërsulet

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas denoncimit të deputetit të PD, Agron Shehaj, se policia i ka mbyllur biznesin me urdhër të qeverisë, si hakmarrje politike.

Nga Kuvendi, Berisha tha se Rama i është vërsulur deputetit Shehaj pa asnjë dokument dhe pa prova, duke lë në rrugë 200 familje që mbaheshin me pagat e këtij biznesi. 

"Ky nuk firmos dot për të vrarë poetin, por për të larguar masivisht studentët nga universitetet, por i vërsulet pedagogut, ish-ambasador i shkëlqyer se ka shërbyer në institucionin e sigurisë kombëtare.
Më keni dëgjuar ndonjëherë mua të përmend Damian Gjiknurin, se ka shërbyer 2-3 vite drejtor në SHISH, kurrë. Për ato ja quaj merita unë. Kurse ai ka 3 ditë që u thotë shqiptarëve se një nga pedagogët më të shquar, Sandër Kovaçi ka punuar në SHIK dhe nën drejtimin e tij.
Njeri që është shkon figuruar. Sulmon si i tërbuar kundërshtarët politikë. Bën gjyqin e opozitarëve njëri pas tjetrit. E ka shndërruar skapin në repart kundër opozitës.
Vërsulet kundër Agron Shehaj dhe i vë shiritin si bandit, pa asnjë dokument, pas asnjë provë, fakt. I mbyll ndërmarrjen paçka se aty janë 200 familje që mbahen me rroga.
Po, po. Pse çuditeni ju. Ky është trashëgimtari i së keqes. Ky ka vetëm keqësi shpirtërore, pa norma e moral. Nuk ka ligj.
Isha në Gjirokastër, me tha pedagogia unë marr 600 euro, kolegia ime në Kosovë merr 1200 euro. Po pse, më të varfër se Kosova jemi ne, që i trajtojmë në këtë mënyrë", u shpreh Berisha në Kuvend.

 

Të fundit