Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk ka bërë asgjë të mirë”, Xhaferraj tregon pse firmosi shkarkimin e Alibeajt nga grupi parlamentar

“Nuk ka bërë asgjë të mirë”, Xhaferraj

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferraj ka treguar arsyen se pse vendosi të firmosë për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga grupi parlamentar i PD-së dhe iu bashkua nismës për zëvendësimin me Ervin Salianjin.

I ftuar në emisionin “Pa Censurë” në RTSH, Xhaferraj tha se ka firmosur dhe do të firmosë çdo shkresë që nuk vjen për shkarkime po për fuqizimin e opozitës.

I pyetur për arsyen, demokrati tha se për këtë vit, Alibeaj nuk ka bërë asgjë të mirë.

“Për një vit, nuk ka bërë asgjë të mirë zoti Alibeaj. Kam firmosur dhe do të firmos çdo shkresë që nuk vjen për shkarkime, por për fuqizimin e opozitës. Risistemimet brenda grupit parlamentar që shkojnë për fuqizimin e opozitës, nuk kanë të bëjnë me shkarkime. Asnjëherë nuk kam votuar për të përjashtuar askënd. Firmos për çdo iniciativë që hap rrugën për bashkim dhe fuqizimin e opozitës”, tha deputeti.

Të fundit