Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk ka dalë kot”, Boçi: Me skandalin e pagave duan të shuajnë ‘zjarrin’ e inceneratorëve

“Nuk ka dalë kot”, Boçi: Me skandalin e pagave duan

Deputeti i PD në Elbasan Luçiano Boçi shkruan në Facebook se skandali i publikimit të të dhënave personale të 630 mijë shqiptarëve nuk ka dalë rastësisht.

Sipas deputetit, pretendimet e zëdhënësit të qeverisë, Endri Fuga nuk qëndrojnë, por lista e pagave të shumë qytetarëve, mes tyre edhe zyrtarë të lartë ka dalë për të larguar vëmendjen nga skandali i inceneratorëve.

Postimi i plotë:  

Si tha Fuga, dmth RAMA?!

Që lista nuk ka dalë nga ne sepse i mungon rubrika EMRI I PLOTË.

Por fakti flet ndryshe.

Rubrika është aty (rrethuar me jeshile).

Kjo dëshmon që ka dalë nga qeveria, nga Fuga e RAMA.

Dhe nuk ka dalë kot!

Me ujin e listë-pagesave, që mbetet superskandal, duan të shuajnë zjarrin e inceneratorëve, megaskandalit që arrin deri tek Rama.

 

Të fundit