Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk ka dosje”, Meta për akuzat si bashkëpunëtor i ish-Sigurimit: Proces i shëmtuar manipulimi

“Nuk ka dosje”, Meta për akuzat si bashkëpunëtor i

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka cilësuar manipulim dosjen si ‘spiun’ i ish-Sigurimit të Shtetit e publikuar nga Autoriteti i Dosjeve.

Për Euronews Albania, Meta tha se nuk ekziston një dosje ndaj tij dhe se gjitha është një proces i shëmtuar manipulimi.

“Mendoj se që nga 25 korriku kam dalë përballë të gjithë atyre që kanë kohë të gjatë që punojnë kundër interesave kombëtare të interesit të shtetit, kundër interesit publik. Dosjet janë hapur në mënyrë të vazhdueshme që nga ‘92 dhe ne kemi qenë gjithmonë mbështetës të hapjes së tyre. Por në këtë rast nuk kemi të bëjmë me hapje dosjesh, kemi të bëjmë me një proces të shëmtuar të manipulimit të dosjes së një ish-student, jo Ilir Metës, nuk ka ekzistuar kurrë një dosje për Ilir Metën, që është përndjekur nga Sigurimi i Shtetit”, tha Meta.

Të fundit