Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk ka më gara për tendera"/ Vokshi: Taksat e shqiptarëve janë keq menaxhuar’

"Nuk ka më gara për tendera"/ Vokshi: Taksat e

Deputetja e PD, Albana Vokshi gjatë seancës parlamentare tha se nuk ka më konkurrencë lidhur me tenderat duke mos zhvilluar as gara, çka do të thotë se po keq menaxhohet taksat.

Sipas SAJ fajtor për situatën që ajo pretendon është Rama i cili pasohet nga Veliaj.

‘Sot tenderat bëhen pa garë dhe kjo sjell mos konkurrencën

Sot është rritur numri I tenderëve që negociohen, që shkojnë te fondi limit, që ka vetëm një emër

Rama mbron korrupsionin, ai është përgjegjës për keqadministrimin e taksave të shqiptarëve.

Ndërkohë Veliaj është kapur në flagrancë me një rrugë që e kishte marrë njëherë një tender, me ato lek ai bëri zgjedhjet dhe më pas u shkatërruan të gjitha proceset e tjera edhe ato të zgjedhjeve.

Jua kanë thënë edhe raportet vjetore që zgjedhjet janë shkatërruar, nuk latë gjë pa ndërhyrë e pa shkatërruar.

Nisur nga Rama deri tek Veliaj”, tha Vokshi:

Të fundit