Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk ka për të nodhur, po sikur të ndodhte…

Nuk ka për të nodhur, po sikur të ndodhte…

Nga Hysni Gurra

Europa dhe SHBA, kryesisht drejtuesit që kanë ndjekur çështjet me Shqipërinë duke përmend ca emra si Mogherini, Vlahutin, Yuri Kim, Marta Kos, Geogia Meloni, Blinken etj etj ka qenë një kastë e korruptuar në përmasa të frikshme.
Këta nuk do hetohen asnjëherë plotësisht, pasi sistemi që i ka ngritur ata është ende i fuqishëm.
Por nëse do hetohej edhe qytetarët shqiptarë, jo populli, se titullin popull e ka çdo mbeturinë që merr frymë, edhe këta janë të tillë që edhe të shohin me sy duke vjedh nuk binden, po e kam fjalën për qytetarët, titull që shumë pak njerëz e meritojnë, do shihnin çudira sesa miliarda lek u janë dhënë këtyre “kuçkave” perëndimore nga paratë e pasuritë e shqiptarëve për të legjitimuar një regjim mafioz në Shqipëri të udhëhequr nga Edi Rama.
Ne shqiptarët jemi një popull që nuk pozicionohemi me të drejtën kurrë nëse nuk shohim interes në të, sidomos partitë politike dhe kjo është për të dyja anët.
Politika dhe media, një binom i pandarë i korruptuar e mafioz i ka hedhur trutë e gomarit shqiptarit, e ka bindur, se po qe se bëhet fjalë për perëndimorë, për njerëz që flasin anglisht, frëngjisht, gjermanisht apo italisht duhet t’i shohim si idhuj, si profetë dhe s’guxon kush të jetë skeptik, apo kritik me ta se të mbysin injorantët, të përjashtojnë partitë politike të masakrojnë mediat.
E vërteta është se kurrë nuk ka për të bërë hajër një popull që s’flet të vertetën dhe që s’mban anën e së drejtës.
Edi Rama e ka përdor me mjeshtëri këtë defekt popullor. E ka vjedh e ka rrjep dhe me paratë që u ka vjedh ka blerë deklarata mbështetëse nga Kim, Mogherini, Kos, Blinken etj dhe më pas ka vazhduar të vjedhë përsëri, ka vazhduar ciklin. Vidh, blej mbështetje ndërkombëtare dhe sundo injornatët e hidhu trutë e gomarit.
Rama një ditë do ikë nga pushteti (ndoshta shumë më shpejt se ç’mendojnë disa), gjërat që do dalin, edhe pse pjesërisht, jam i bindur për këtë, do jenë të llahtarshme.
Po ç’do t’u mbesë injorantëve që e kanë votuar, i kanë shitur votën për dy lek a për një vend pune?

Të fundit