Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk ka sjellë as vaksinat kundër gripit normal”, Basha: Rama dështoi me vaksinën Covid, siç në çdo gjë këto 7 vite 

“Nuk ka sjellë as vaksinat kundër gripit normal”, Basha:

Kreu i PD, Lulzim Basha akuzon qeverinë Rama se ka dështuar me sigurimin e vaksinave për Covid-19, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

I ftuar në Syri tv, Basha thotë se negociatat duhej të kishte nisur prej muajsh, por sipas tij në fushën e menaxhimit të pandemisë Rama është një dështim i pakrahasueshëm më çdo kryeministër tjetër të rajonit.

Ka një instrument Shqipëria që quhet instrumenti i paraaderimit i cili ka fondet dhe këto fonde vendeve anëtare shumë më herët duhet t’ju ishim përqasur dhe duhet t’ju kishim thënë: Shikoni, për fat të keq këtë vit ne nuk mund të investojmë në ujësjellësin që kishim planifikuar të investonim me këto para as në ndërtimin e kapaciteteve të departamentit të administratës publike sepse këtë vit njësoj si në vendin tuaj edhe në vendin tim problem kryesor është pandemia.

A ka mundësi që këto para, që në fakt janë të taksapaguesve tuaj të m’i konvertosh në vaksina? Se unë e di që ti ke marrë më shumë vaksina, ke porositur vaksina më shumë  se sa të duhen. Kjo negociatë duhet të kishte nisur prej muajsh siç e kanë nisur vendet e rajonit.

Dhe prandaj Shqipëria ka mbetur në bisht sepse edhe për këtë çështje shumë të rëndësishme siç ua thashë ky nuk ka sjellë as vaksinat kundër gripit normal jo më vaksinat kundër COVID-it. Thelbi i saj zoti Peka është që si në çdo fushë tjetër edhe në fushën e menaxhimit të COVID-it Edi Rama është një dështim i pakrahasueshëm më çdo kryeministër tjetër të rajonit”, thotë Basha.

Të fundit