Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk ka stenda", Berisha publikon denoncimin: Robert Radoja dergjet në spital prej dy javësh

"Nuk ka stenda", Berisha publikon denoncimin: Robert Radoja dergjet

Kryedemokrati i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari sa i takon gjendjes së spitaleve në vend.

Sipas denoncuesit, profesori i njohur i muzikës Robert Radoja dergjet në spital prej dy javësh, për arsyen se, nuk ka stenda për problemet që ai ka në zemër.

"Gjendje e rëndë në spitale! Mungesa të pafalshme!

Dënoj me forcë këtë braktisje të kujdesit shëndetësorë nga narkoqeveria!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital!

I nderuar Doktor, ndërkohë që kryeministri i korruptuar bën inaugurimin e një hoteli në territorin e QSUT-së dhe fliste për parqe me monument arti brenda këtij territori, prej dy javësh në atë spital, dergjet Profesori i nderuar Robert Radoja që i kushtoi jetën trashëgimisë së muzikës shqiptare nëpër breza, me arsyen më banale se nuk ka stenda, për probleme që ka në zemër.

Kjo është fytyra e mjekësisë falas së rilindjes që njerëzit i ka thjesht numra’, shkruhet Berisha. 

Të fundit