Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk lejohet të hyjë në Kuvend, Vokshi: Dënim politik, Byroja është shndërruar në organ censure

Nuk lejohet të hyjë në Kuvend, Vokshi: Dënim politik, Byroja

Deputetja demokrate Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk u lejuan sërish të hyjnë në Kuvend.

Vokshi tha për mediat se deputeteve nuk u jepet as mundësia e ankimimit, pasi sërish shfaqet Garda para Kuvendit. Vokshi e cilësoi Byronë e Kuvendit një Byro politike e cila jep vendime politike për t’i mbyllur gojën opozitës.

"Përsëri unë dhe Hoti nuk u lejuam prej Gardës me urdhër të Nikollës, për të hyrë në seancë. Dje u njoftua mbledhja e Byrosë së Kuvendit pas ankimimit që unë dhe Hoti bëmë lidhur me vendimin e sekretariatit të Etikës, i cili është shndërruar në një organ censure që kërkon të mbyllë gojën deputetëve të opozitës. Ne dje ishim të pranishme, ndërkohë që mbledhja u dështua me urdhër të Ramës.

Kjo sepse në bazë të audios dhe videos që kam unë, nuk ka pasur asnjë fakt për të bazuar dënimin e tyre, është dënim politik. Nuk po na japin as mundësinë e ankimimit. Sot gjejmë gardën para", deklaroi Vokshi.

Të fundit