Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk lejoi gazetarët brenda Kuvendit, Zhupa: Garda duhet të jetë në shërbim të shtetit e ligjit, jo të sillet si “ushtri” partie

Nuk lejoi gazetarët brenda Kuvendit, Zhupa: Garda duhet të jetë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pasi gazetarët nuk u lejuan që të takohen me anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, pasi këta të fundit s’u lejuan të mbanin mbledhjen për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Në një status publik, Zhupa e cilëson këtë praktikë si një shkelje të hapur të parimeve themelore të një shteti demokratik, duke theksuar se me këto veprime po cenohet liria e shprehjes dhe e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta, si dhe e drejta e publikut për t’u informuar.

Deputetja demokrate nënvizon se deputetëve të opozitës nuk mund t’u kufizohet e drejta për të komunikuar me median në ambientet e tyre të punës dhe se asnjë institucion nuk ka të drejtë të heshtë gazetarët.

Reagimi i plotë:

Dënoj me forcë sjelljen e Gardës së Republikës dhe urdhrat e paligjshëm të Kuvendit që ndalojnë gazetarët të marrin pjesë në konferenca, intervista apo takime me deputetët e opozitës.

Kjo është një shkelje e hapur e parimeve themelore të një shteti demokratik.Me këto veprime po shkelet liria e shprehjes dhe e shtypit, e garantuar nga Kushtetuta dhe e drejta e informimit të publikut. Deputetëve të opozitës nuk mund ti kufizohet e drejta për të takuar gazetarët në ambjentet e tyre të punës.

Asnjë institucion nuk ka të drejtë të heshtë median dhe asnjë gardë nuk është mbi Kushtetutën. Garda e Republikës duhet të jetë në shërbim të shtetit dhe ligjit, jo e kthyer në ushtarët e partisë shtet.

Nëse edhe ky komandant i radhës i Gardës ka ambicie personale për t’u bërë kryetar bashkie, si i pari nga PS, kjo nuk e justifikon aspak sjelljen e tij politike dhe abuzimin me detyrën publike

 

Të fundit