Flash News

Ditari i Opozitës

U rizgjodh në krye të partisë, Kryemadhi rrëfen 'ngacmimin' e Metës: Nuk më uroi fitoren, por më dërgoi foto

U rizgjodh në krye të partisë, Kryemadhi rrëfen
Foto Ilustruese/ Meta dhe Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një konferenë për shtyp së bashku me kryetaren e KQZ, Silva Caka dhe Sekretaren Organizative, Eriona Bixha, pas përfundimit të zgjedhjeve brenda partisë.

E pyetur se nëse Meta e kishte uruar për fitoren, Kryemadhi rrëfen se një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Madje sipas kryetares së LSI-së, bashkëshorti i saj ishte shumë i lumtur që kishte vendosur maskë gjatë pjesëmarrjes në zgjedhje aq sa ishte i pari që i dërgoi një foto në celular.

"Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, nuk e kisha menduar sepse vetëm për një gjë, ma tregoi Silva, se kur kanë ardhur procesverbalet e Skraparit dhe Poliçanit kanë ardhur procesverbalet Monika Ramazan Kryemadhi dhe në kllapa Meta.

Nuk më ka uruar, por besoj se ka qenë shumë kuriozë të dijë për pjesëmarrjen, sepse ai nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë sepse ka qenë në Dibër të madhe, Manastir, për shkak të një aktiviteti që ka pasur, por vetëm për një gjë ka qenë shumë i lumtur; që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Për këtë ka qenë një nga arritjet e tij të drejtpërdrejta, por i thashë që më detyroi anëtarja e LRI-së që më tha se nëse ti nuk vendos maskën nuk ke mundësi të votosh, pra të hiqet e drejta e votimit.

Kështu që besoj se një pjesë urimi ka qenë edhe kjo pjesa e maskës, pasi ka qenë shumë i kënaqur. Atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari, para se të ma dërgonte Klajdi. Po interesante është, debat interesant që do të jetë në vazhdim e sipër", tha Kryemadhi.

Ditari politik

Të fundit