Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk mund të votojnë atë që i dëboi", Topalli: E vështirë që pushteti të imponojë votën te emigrantët

"Nuk mund të votojnë atë që i dëboi",

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli shprehet se vota e emigrantëve në zgjedhjet e 11 majit pritet të jetë një sinjal i qartë për ndryshimin që kërkon Shqipëria.

E ftuar në News24 ajo tha se mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi në 12 vitet e fundit, dhe është e vështirë të besohet se kjo pjesë e shoqërisë do të votojë për pushtetin që, siç u shpreh ajo, i detyroi të emigrojnë.

“Nëse ndjekim logjikën normale, kjo votë duhet të kthehet në një votë për ndryshim dhe rotacion të pushtetit,” tha Topalli.

Ajo kritikoi ashpër keqpërdorimin e administratës publike, duke e cilësuar si një “mekanizëm të pamëshirshëm nën kontrollin e drejtuesve të lartë”, dhe shtoi se, "ndryshe nga brenda vendit, emigrantëve është më e vështirë t’ua imponosh votën – përveç rasteve kur u bëhet presion përmes punës së familjarëve të tyre në Shqipëri". 

 

 

 

Të fundit