Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk na ka dhuruar gjë se na donte fort”, Duka: Basha bëri ‘harakirin’ politik dhe gabime të mëdha

“Nuk na ka dhuruar gjë se na donte fort”, Duka: Basha bëri               

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka folur për situatën në PD dhe se si do të pozicionohet si aleat në kushtet kur partia është e ndarë tashmë në dy linja.

I ftuar në ABC, Duka thotë se me ish kryeministrin Sali Berisha ka patur luhatje në marrëdhënie, por nga ana tjetër për Lulzim Bashën thotë se ka bërë gabime të mëdha.

“Nëse do ndodhë një gjë e tillë, ndoshta mund të vijë koha që mund të  ketë dy parti. Ne do mundohemi që gjithë opozita të jetë e bashkuar, bashkë me këto dy parti. Nuk kam preference, nuk po bëj diplomantin.

Kam pasur luhatje në marrëdhënie me Berishën, me Bashën kam pasur marrëdhënie  të mira, por në PD Basha ka bërë gabime të mëdha, ka bërë harakirin politik. Në politikë nuk të fal asnjë, mos mendo se Basha na ka dhuruar ndonjë gjë se na donte fort për një arsye apo një tjetër”, thotë Duka.

 

Të fundit