Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk ndalon dot as aleaten tënde", Kryemadhi 'sqaron' Ramën: Flas më shumë se Basha, për ligjet e dëgjoj atë

"Nuk ndalon dot as aleaten tënde", Kryemadhi 'sqaron'
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe kryedemokrati Lulzim Basha

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është përgjigjur kryeministrit Rama , i cili me ironi pak ditë më parë i tha Bashës se “është i paaftë të mbledh aleaten e tij”.

Në një konferencë për shtyp, Kryemadhi ka qartësuar “keqkuptimin”, duke u shprehur se për përdorimin e maskave flet më shumë edhe se Lulzim Basha, por për ligjet e dëgjon atë.

Ndërkaq, referuar opinionit të Venecias, Kryemadhi shprehet se rezultatin e 25 prillit nuk ndikon komisioni i Venecias as ndryshimet në Kod, pasi ato s’mund të ndryshojnë dot numrin e votave.

 “Kur flas për maskat, flas më shumë për Bashën, se e kam prej profesionit. Për ligjet e dëgjoj, se është i shkolluar dhe i diplomuar për atë gjë.

Qoftë Komisioni i Venecias dhe Kodin Zgjedhor, dhe pse shumë më thonë mos fol për bukën e qytetarëve por për lirinë e fjalës dhe ekonomike.

Kanë të bëjnë me fjalime politike, sjellje politike. Ajo që është e rëndësishme është që çfarëdo kodi apo rekomandimi s’ta ndryshon dot numrin e votave, as Kodi Zgjedhor as Komisioni i Venecias.

Ka të bëjë me seriozitetin e shtetit. Prandaj jam Monika Kryemadhi, sepse punoj më shumë në terren  se sa tek ana institcuionale, që e ka qarë Ilir Meta, si dhe Basha që e mban komunikimin diplomatik dhe kornizën legjislative.

Të jeni të bindur që pas 25 prillit do ua ofrojmë qeverisë së ardhshme dhe gjithë shqiptarëve, gjithë atyre djemve dhe vajzave t’u ofrojmë jo vetëm identitetin institucional si dhe normalitetin e shteti dhe administratës.

Ndëshkimi në 25 prill i rilindjes dhe shqiptarët të marrin atë që meritojnë.”, tha Kryemadhi.

Të fundit