Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk përjashton ngritjen e çadrave, Berisha: Protestat do të jenë të përditshme

Nuk përjashton ngritjen e çadrave, Berisha: Protestat do të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat pas tryezës me temë “Zgjidhje për Shqipërinë”, deklaroi se zgjidhja e vetme për situatën politike në vend është largimi i qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, kjo do të arrihet vetëm përmes protestave të vazhdueshme, të cilat pritet të nisin së shpejti, pas vendimit të kryesisë së PD.

Ai konfirmoi gjithashtu se protestat do të jenë të përditshme dhe nuk përjashtoi ngritjen e çadrave.

Prononcimi: 

Kur do i nisni këto protesta të vazhdueshme?

Sali Berisha: Do mblidhet dhe kryesia, dhe protestat të jeni të sigurtë që do të nisin.

Protesta të vazhdueshme do të thotë që sheshi të mbushet çdo ditë.

Do ngrini çadra, çfarë?

Sali Berisha: Do përcaktohen, drejt pyetja. Ato do përcaktohen se cila do të jetë forma. Do ngrihen çadra, do ngrihen. Do jenë të gjitha format.

Po marrëdhënia me parlamentin do të jetë? Do të shkoni në parlament apo me ngritjen e këtij informacioni…

Berisha: Siç e shihni ju, parlamenti është asgjësuar. Kur parlamenti nuk mblidhet për të hequr imunitetin dhe shkel Kushtetutë, shkel çdo gjë, Edi Rama e ka aneksuar parlamentin, e ka asgjësuar parlamentin. Shkuarja apo mosshkuarja jonë është krejtësisht e parëndësi. Parlamenti nuk është më një institucion themelor i demokracisë, është një vegël në duart e Edi Ramës. Kjo është e faktuar tani.

Të fundit