Flash News

Ditari i Opozitës

"Nuk synojmë për deputetë dhe drejtorë", Kryemadhi: Ndryshimet në kod na favorizuan, ata do të hanë kokat me njëri-tjetrin

"Nuk synojmë për deputetë dhe drejtorë",
Kryemadhi në Elbasan

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Elbasan, ku prezantoi kandidaten për deputete, Klaudia Krasnikën. Ajo foli edhe për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ku theksoi se kryeministri Edi Rama mendoi se do të dëmtonte LSI-në, por në fakt ndodhi e kundërta, shtoi Kryemadhi.

"Kur Edi Rama ndryshoi Kodin, mendoi që do ta dëmtonte LSI-në, por në fakt Kodi që u miratua i ka dhënë disa prioritete jashtëzakonisht të mëdha LSI-së. Renditja në LSI nuk ka të bëjë me numrin që ke në listë, se sa me atë se çfarë secili nga ne përfaqëson.

Dhe një nga avantazhet e tjera ndryshe nga lista e Rilindjes, të cilët do të hanë kokat me njëri-tjetrin, në LSI nuk është çështja tek thyerja e listës, por është çështja tek shërbimi i njerëzve", tha Kryemadhi.

Kjo e fundit tha se LSI nuk synon deputetët dhe drejtorët, por ndryshimin e sistemit.

"LSI nuk po lufton për të bërë dy deputetë, apo pesë deputetë, apo edhe 3-4 drejtorë, të cilët abuzojnë me emrin e partisë politike, abuzojnë me votat e qytetarëve, pasurohen për veten e tyre dhe më pas ndryshojnë flamujt politikë.  Për LSI-në është e rëndësishme për të ndryshuar sistemin", shtoi kryetarja e LSI-së.

Të fundit