Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk pranoj vendimin e gjykatës”, Berisha: 3 mercenarë të urdhëruar nga Rama i marrin parlamentit pushtetin

“Nuk pranoj vendimin e gjykatës”, Berisha: 3 mercenarë

Kreu i PD Sali Berisha foli dhe për vendimin e gjykatës ndaj tij.

Nga Elbasani, Berisha sqaroi se nuk e pranon vendimin e gjykatës pasi sipas tij, 3 mercenarë të urdhëruar nga kryeministri Rama i marrin parlamentit pushtetin.  

Berisha: I heq të drejtën kryetarit të PD-së të dalë jashtë, detyrimin tjerë e tjerë me radhë. Prisni çfarë është kjo? Kjo është marrje e pushtetit të parlamentit, nëpërmjet 2-3 mercenarëve që nuk kanë ligj, moral dhe asgjë për llogari të Edi Ramës.

Tani ta dini ju mirë dhe ta dijë çdo shqiptar, se Sali Berisha shkon dhe do të shkojë sa herë të thirret në çdo hetuesi të botës.

Të ju them ju të vërtetën, të jem i sinqertë. Nuk është se nuk kam dëshirë të shkoj, sepse do dal dhe të ju bëj gjyqin jo nga salla e PD-së, por nga dera e prokurorisë. Aty do të ua bëj gjyqin.

Po pse nuk shkoj, pse nuk e pranoj vendimin? Unë nuk pranoj vendimin se 3 mercenarë të urdhëruar nga Edi Rama i marrin parlamentit pushtetin, për arsye se parlamenti nuk e pengon hetimin, as vendimin e gjykatës.

Por para se gjykata të gjykojë, duhet të marrë miratimin e parlamentit.

Neni 73/2 thotë se; deputetit nuk mund ti hiqet liria në asnjë formë, pa miratimin paraprak të parlamentit.

Kur unë e dërgova në vitin 2012 për ta hequr këtë pikë, dhe them prap jam dakord ta heqim që të jemi të gjithë njëlloj  para ligjit, Edi Rama u soll në mënyrë të tërbuar, u thoshte të tjerëve se Sali Berisha më arreston që nesër nëse heq këtë pikë.

Tani unë i them hajde ta heqim këtë pikë, ti je në pushtet unë në opozitë.

Por pushtet me mercenarë nga parlamenti nuk mund të marrësh kurrë.  

Të fundit