Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk prekim parkimin”, Këlliçi: Nënkalimi te Sheshi Skënderbej brenda 18 javëve të para

“Nuk prekim parkimin”, Këlliçi: Nënkalimi te Sheshi

Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka dhënë detaje në lidhje me projektin për të ndërtuar një nënkalim në sheshin “Skënderbej”.

Në një intervistë për televizionin “Fax News”, Këlliçi u shpreh se ky nënkalim do të shkarkonte rreth 60% të fluksit në zonën e Unazës së Vogël. Sipas tij ky projekt do të marrë jetë në 18 javët e para që ai do të jetë në krye të Bashkisë së Tiranës, në rast fitoreje në zgjedhjet e 14 Majit.

Pjesë nga intervista

“18 javët e para, 4.5 milionë euro të kushtojë ndërhyrja poshtë sheshit pa e dëmtuar atë. Do ta bëjmë me çmim kostoje, është një premtim konkret për masat që unë kërkoj të merren në Tiranë, për të shpëtuar nga trafiku i tmerrshëm. Për të shfryrë Tiranën nga trafiku është ndërtimi i këtij nënkalimi, me 4 korsi, 2 në ardhje dhe dy në vajtje."

"Ata që duan të shkojnë në drejtim të Pazarit të ri apo Rrugën e Dibrës, do të vazhdojnë të njëjtin intenerar që kanë ndjekur deri tani. Sheshi nuk do të dëmtohet. Çdo kryetar bashkie që ka ardhur ka prishur sheshin në varësi të preferencave personale, sheshi do të qëndrojë siç është edhe pse sipas meje nuk është funksional, dhe buxheti do të adresohet në çështje të tjera më emergjente”, u shpreh Këlliçi.

Kandidati për Tiranën tha se nga tuneli nuk do të preket as parkimi në sheshin Skënderbej, ndërsa hodhi akuza për betonizimin e qytetit.

“Kjo kulla këtu ka 7 kate pa leje, për të cilën kryetari i bashkisë ka thënë se nuk e ka parë. Belind Këlliçi nuk do të japë leje për asnjë kullë në qendër të Tiranës, dhe nuk do të preket liqeni. Kjo gjë i ka prekur këta, e keni parë si ka reaguar kryeministri në mbrojtje të të voglit të tij në bashkinë e Tiranës. E keni parë që kanë turp nga ai, dhe nuk kanë vendosur asnjë poster për të nëpër Tiranë”, tha më tej Këlliçi.

Të fundit