Flash News

Ditari i Opozitës

Dash Shehi rrëfen 'të pathënat' e politikanëve: Po s’të thirri Parlamenti, nuk ke si gënjen gruan

Dash Shehi rrëfen 'të pathënat' e politikanëve: Po

Deputeti Dashamir Shehi ka bërë një rëfim ndryshe për jetën e tij si politikan teksa pohon se është një profesion që nuk e bën me dëshirë.

Për RTV Ora, Shehi u shpreh me nota humori se kur Kuvendi mblidhet në seanca plenare, ai ka një ‘pretekst’ për të dalë e për të krijuar konflikte të vogla me bashkëshorten.

“Që të them disa të vërteta të vogla, po s’të thërritën në parlament nuk ke si gënjen as gruan. Se kështu e gjen një justifikim që je në mbledhje apo ke punë, por nëse nuk je në parlament nuk ke sebepe për të bërtit”, tha Shehi.

Shehi tregoi se përveç, politikës nuk merret aktualisht me asgjë tjetër, siç mund të bëjnë pjesa dërrmuese e kolegëve të tij. “Të gjithë kanë gjetur nga një justifikim pse kanë zgjedhur këtë profesion, por merren dhe më ndonjë punë tjetër”, shtoi Shehi.

I pyetur se sa i vonohet rroga një politikani, Shehi tha se pjesa më e madhe as që e presin pagën pasi nuk iu nevojitet.

“Shumica prej tyre, as që e presin ditën e rrogës dhe nuk e kanë problem diçka të tillë. Ndodh që të futet rroga me datën 7 dhe ata e marrin me 17, pasi nuk kanë nevojë”, tha deputeti.

Të fundit