Flash News

Ditari i Opozitës

Boçi: Rama s’është konsultuar as me qeverinë për marrëveshjen me Italinë

Boçi: Rama s’është konsultuar as me qeverinë

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi deklaron se kryeministri Edi Rama nuk është konsultuar në institucionet shqiptare dhe as me qeverinë për marrëveshjen me Italinë për refugjatët.

I ftuar në ‘Open’ në Neës24, ai tha se marrëveshja në rrafshin juridik nuk qëndron dhe duke qenë e tillë nuk respekton as ligjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare.

“Ende nuk është marrëveshje se duhet të jetë e ratifikueshme sipas Kushtetutës. Duhet të ishte e negociuar dhe të konsideronte dhe institucionet shqiptare. Po të bëni një investim në një territor do të merrni mendim dhe të zonës. Po të ishte projekt zhvillimor, do të isha dakord. Nuk është konsultuar as brenda qeverisë.

Ndaj mendimi se ky është akt personal, është i dukshëm. Rrafshi politik solidaritet…do ta diskutoj dhe këtë. Në rrafshin politik jemi te politika e brendshme kombëtare. Të njëjtin problem si Italia e ka dhe Greqia dhe Gjermania. Në rrafshin juridik bie në kundërshtim me konventën ndërkombëtare të njeriut.

Pra në rrafshin juridik marrëveshja nuk qëndron dhe duke qenë e tillë nuk respekton as ligjet e brendshme dhe ato ndërkombëtare. Bie në kundërshtim me ligjet e BE. Në rrafshin human, ajo pjesa e solidaritetit, alarmi humanitar nuk është Italia, por emigrantët. Kjo është ana solidare dhe njerëzore. Italia ka boll territor. Ne jemi 28 mijë km katrorë, Italia shumë e më shumë. Ne nuk po bëhemi pjesë e humanizmit njerëzor, ne kemi pranuar penalitetin. Se emigrantët nuk po shkelin në territorin shqiptar.”, tha Boçi.

Të fundit