Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk rikandiduan në 2019-ën/ Kush janë ish-kryebashkiakët që u 'shpërblyen', duke u përfshirë në listat e PD

Nuk rikandiduan në 2019-ën/ Kush janë ish-kryebashkiakët
Ish-keyebashkiakët e PD

Në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike janë përfshirë edhe ish-drejtues të pushtetit vendor. Ata kanë drejtuar disa nga bashkitë e vendit, deri më qershor të 2019-ës, kur dhe iu 'bindën' PD, e cila vendosi të mos hynte në zgjedhjet lokale të atij viti.

Sakrifica e disa prej tyre 'u shpërblye' nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili i vendosi në listën e kandidatave për deputetë. Xhelal Mziu, i cili drejtoi për tre mandate Kamzën u zgjodh drejtues i qarkut Dibër dhe njëkohësisht u vendos i pari në listë.

Në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës është edhe Zef Hila, ish-kreu i Bashkisë së Vaut të Dejës. Hila është i gjashti në listë për këtë qark.

Pjesë e listës së Shkodrës është edhe ish-kryebashku i Malësisë së Madhe, Ramadan Lika. Ky është në poziocion më të favorshëm, pasi është renditur i treti në listë.

Basha ka vlerësuar edhe ish-kryebashkiaku i Devollit, Bledion Nallbati duke e vendosur të katërtin në listë për qarkun e Korçës.

Një tjetër i përzgjedhur nga kryedemokrati është edhe ish-kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Ky i fundit është angazhuar prej disa javësh në fushatë.

Të fundit