Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk rikthehem në LSI”, a do të bëjë Meta parti të re

“Nuk rikthehem në LSI”, a do të bëjë Meta parti

Ilir Meta nuk do të rimarrë drejtimin e LSI-së, parti që e krijoi në vitin 2004. Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI, ai tha se nuk synon të bëhet kryetar i kësaj force politike.

Meta deklaroi se vendi ka nevojë për referendum, duke nënvizuar se ky është synimi i tij. Ai tha se është me popullin e 2 marsit. Ish-presidenti mori sërish kartën e anëtarësimit dhe shprehu bindjen se referendumi do të ndodhë shumë shpejt në Shqipëri.

“Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse këtë drejtim e lashë me vullnet të lirë para 5 viteve për arsye të rrethanave që u krijuan në vend. Unë jam këtu për të sjellë mesazhin e popullit të 2 marsit, pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI në ato momente dhe për tu bashkuar të gjithë së bashku në triumfin e mesazhit të 2 marsit. Ky triumf është: sovraniteti në Shqipëri i përket popullit. Kjo do bëhet e mundur në mënyrë të padiskutueshme”, tha Meta.

I pyetur nëse do të bëjë parti të re, ai deklaroi se “Partia e referendumit na pret. Kjo zgjidh çdo problem, nga oligarkët te kapja e shtetit. Referendum do të jetë shpata e demokleut mbi të gjithë ata që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë”.

Vijon...

 

 

Të fundit