Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk shitet dhe nuk blihet kurrë”, Berisha paralajmëron Veliajn: Larg duart nga Kavaja!

“Nuk shitet dhe nuk blihet kurrë”, Berisha paralajmëron

Kreu i PD, Sali Berisha e ka vijuar me Kavajën takimin elektoral pasditen e sotme.

I shoqëruar nga kandidati i koalicionit  “Bashkë Fitojmë,” për Bashkinë Kavajë, Fisnik Qosja Berisha tha se kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj është një turp jo vetëm për rrugët e Tiranës, jo vetëm për rrugët e Kavajës.

Sipas Berishës, Kavaja nuk shitet dhe nuk blihet kurrë.

Berisha: Erion Veliaj është një turp jo vetëm për rrugët e Tiranës, jo vetëm për rrugët e Kavajës, por është turp kudo që ecën. Dhe vjen këtu për të rrëmbyer votat e Kavajës.

Erion, larg duart nga Kavaja! Kavaja nuk shitet dhe nuk blihet kurrë.

Kavaja është qyteti, vendi i burrave dhe grave me virtyte, me moral të lartë, me ideale fisnike.

Kavaja, me 14 maj do firmosë ndryshimin. Kavaja është e vendosur të rikthejë pluralizmin.

Kurse, Edi Ramën e pret miku i tij, tradhtari i kombit amerikan, McGonigal. Socialistë të Kavajës, larg tij se dita erdhi dhe ai do shkojë në burg me McGonigal.

Edi Rama ka dhjetëra çështje në Shqipëri, është kryekrimineli i votave, është kryekrimineli i vendit!

Të fundit