Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk shkoj mirë me Lulzimat”, Rudina Hajdari merr rolin e 'kamerieres', ironizon Bashën

“Nuk shkoj mirë me Lulzimat”, Rudina Hajdari merr rolin e

Rudina Hajdari është shfaqur ndryshe nga imazhi i një politikaneje. Ish-deputetja është ‘zhveshur’ nga kostumi i politikës dhe ka marrë rolin e një kameriereje.

Si pjesëmarrëse në emisionin “Part Time” në Tv Klan, Hajdari mori detyrën e kamerieres për disa orë, ku u njoh me ‘kolegun’ e saj të ri i cili quhej Lulzim.

Teksa komunikonte me kolegun e saj, Hajdari ironizoi ish-kreun e PD-së Lulzim Basha. Hajdari iu drejtua Lulit se nuk shkon mirë me “Lulzimat” pasi një ish-koleg i saj i quajtur Lulzim, referuar Bashës, e përjashtoi dikur nga partia.

Pjesë nga biseda:

Rudina Hajdari: Si të thërrasin Luli, Lulzim?

Banakieri: Për shkurt Luli.

Rudina Hajdari: Ah shumë mirë, emër i bukur është, unë zakonisht nuk shkoj mirë me “Lulzimat”, ishalla ne të dy jemi kolegë të mirë.

Banakieri: Pse?

Rudina Hajdari: Po kam patur një koleg, e ka patur emrin Lulzim edhe më përjashtoi nga partia…

 

Të fundit