Flash News

Ditari i Opozitës

‘Nuk shkon në SHBA se ka dy dosje të hapura’, Basha i përgjigjet Berishës: Ka patur një shkresë nga Departamenti i Drejtësisë

‘Nuk shkon në SHBA se ka dy dosje të hapura’, Basha i

Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha sipas të cilit nuk shkon dot në SHBA pasi ka të hapura dy dosje, dosja Muzin dhe çështja e Toyota Yaris.

Dosjen Muzin, Basha e ka cilësuar trillim ndërsa ka zbuluar se në institucionet e drejtësisë ka pasur një shkresë nga Departamenti i Drejtësisë amerikane ku thuhej se nuk ka çështje penale në ngarkim të kreut të PD-së në SHBA, por është mbajtur e fshehtë me porosi të qeverisë

Basha: Sot është hera e parë që ka thënë se është pjesë e përcaktimit të tij non-grata. Është nëj sajesë dhe më vjen keq që ditë pas dite futet në sajesa të tilla. Ai e di shumë mirë që unë kam bërë gjithçka që mund të bënte dikush pas shpalljes së tij non-grata për të bërë sa më lehtë pasojat. Është një akuzë shumë e ulët. Këtu ka dy çështje. E para është pak e thjeshtë.

S’kam thënë kurrë se nuk do ketë kongres antiamerikan. Kam thënë që forum që të marrë në shqyrtim për të marrë në diskutim vendimet amerikane nuk do ketë. Pse qenkam unë peng? Për çfarë më mban peng Edi Rama?

Gazetarja: Për dosjen Muzin.

Basha: Ajo që thotë aty është një trillim total. Gjashtë muaj më parë ka thënë diçka tjetër. Ka thënë që ka ardhur Donald Lu-ja me disa dokumente. Dy vjet është mbajtur hetimi në prokurori dhe ka konkluduar në apel me zero fakte dhe zero prova për këtë çështje. E ka thënë dhe vetë Berisha. Drejtësia në Tiranë pas dy vjetësh mbylli në të gjitha nivelet çështjet. Nuk ka më çështje për Lulzim Bashën as në SHBA. Nuk ka.

Nuk është e vërtetë siç është fakt i papublikuar në media. Nuk ka pasur asnjë transfertë të paligjshme. E vërteta është që pas mbylljes së kësaj, në sirtaret e prokurorisë rrinte një shkresë e Departamentit të Drejtësisë amerikane që nuk ka asnjë hetim penal për këtë çështje në SHBA. E mbanin të fshehur me porosi të atij që e mbante peng drejtësinë. Nuk ka pengesa që unë të shkoj në SHBA. E para është dosja Muzin. E dyta është çështja e Toyota Yaris.

 

Të fundit