Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk shtyhet afati për diasporën, Nuri: PS donte te pengonte masivisht votën

Nuk shtyhet afati për diasporën, Nuri: PS donte te pengonte masivisht

Mazhoranca nuk pranoi shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës siç propozoi Partia Demokratike.

Franc Nuri, avokat dhe përfaqësues i PD, tha për “Kafe Shqeto” në Syri Tv, se PS qëllimisht refuzoi të shtyhej afati deri më 9 mars, për t’i vendosur barriera emigrantëve dhe për të penguar votën e tyre.

Sipas Nurit, opozita kërkoi shtyrjen e afatit pasi në tre ditët e fundit u vu re një interes i lartë i shqiptarëve për t’u regjistruar.

“Nuk u pranua kërkesa nga mazhoranca socialiste sepse kuptohet që PS që në fillim të këtij procesi ka tentuar që të vendosi kufizime, të vendosi barriera. Të gjejë teknikalitete nga më të ndryshmet për të penguar votën masive nga diaspora. Pse. Sepse nuk e kontrollon dot. E ka shumë të vështira ta kontrollojë. Dhe ata doni që ta kishin sa më të kufizuar mundësinë. Ditët e fundit ne vumë re një numër jashtëzakonisht të shtuar të shqiptarëve që u regjistruan në platformë, këto tre ditët e fundit. Dhe ky ishte argumenti që duhej shtyrë me 5 ditë. Pse u kërkua 5 ditë. Sepse faktikisht nuk ishte një afat i prerë që të mbyllej me datë 4.

U vendos data 4 Mars sepse u parashikua të lihej një afat 5 ditor për të trajtuar kërkesat eventuale që mund të kishin ardhur. Pra të lihej një kohë e përshtatshme deri në datën limit që ishte data 9 mars ku kodi zgjedhor parashikon që në atë datë duhet të dalë lista e votuesve nga jashtë. Prandaj kishim teorikisht dhe teknikisht kohë që të regjistroheshin emigrantët deri ne 9 mars”, deklaroi Nuri.

Të fundit