Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk siguroi mandatin e deputetit, flet Alimehmeti: Sistemi elektoral duhet fshirë, prodhoi garë të brendshme

Nuk siguroi mandatin e deputetit, flet Alimehmeti: Sistemi elektoral duhet

Ilir Alimehmeti, kandidati për deputet i PD në Tiranë, nuk arriti të sigurojë një mandat, edhe pse mori 17 mijë 500 vota në listën e hapur.

I ftuar në A2 CNN, Alimehmeti tha se përgjegjësia që i dogji mundësinë e një mandati, i takon sistemit elektoral që ka prodhuar një garë të brendshme mes njëri-tjetrit.

Alimehmeti tha se kjo nuk ishte një garë dhe se ka ardhur koha të flitet për sisteme që funksionojnë për njerëzit, jo për kokat e politikës.

“Problemi më i madh që pati sistemi që gara nuk duhet të jetë mes njëri-tjetrit por me kundërshtari ky vetëm sistem elektoral nuk është në vend të ketë garë idesh u trasformua në garë të brendshme. Një sistem që duhet fshirë, prodhon parlament të dobët se largon parlamentarin nga qytetari. Mentaliteti im, jam për mazhoritar atë që kemi pasur 20 vjet më parë ajo ishte garë. Kjo nuk quhet garë. Në të kundërt do të kishim një proporcional kombëtar. Do kemi zëra gjithmonë e më të dobët në parlament. Vijmë te këto këtu që parlamenti hedh poshtë vendimet kushtetuese. Problemi është se ku po shkojmë ne përgjigjen na i japin njerëzit se zgjedhje pas zgjedhje votuesit janë gjithnjë e më pak. Lidhja mes tyre e deputetit nuk ka më deputet ata pyesin kush është deputet i zonës. Ata e duan mazhoritarin. Demokracia është përfaqësim për njerëzit. Duhet të flasim seriozisht për sisteme që funksionojnë për njerëzit jo për kokat e politikës. Të dy forcat politike kryesore PD-PS kanë qenë dakord dhe si çdo gjë e ka efekt mbrapa. Por në 2021 Rama bëri ndryshime unilaterale”, tha Alimehmeti.

Të fundit