Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk u paraqit në SPAK, Berisha: S’kam asnjë njoftim, le ta sjellin në Parlament

Nuk u paraqit në SPAK, Berisha: S’kam asnjë njoftim, le ta

Kryedemokrati Sali Berisha edhe sot ka refuzuar të shkojë në SPAK, me motivin se sipas tij nuk ka asnjë njoftim zyrtar, përveçse njoftimeve publike.

Berisha u shpreh se ai është sanksionuar për shkak se atë nuk e kontrollojnë dot, ndërsa theksoi se i është përgjigjur dhe do vazhdojë t’i përgjigjet çdo thirrje të gjykatës ose prokurorisë, por jo me vendime antikushtetuese.

Berisha tha se njoftimet për një deputet duhet të paraqiten në Kuvendin e Shqipërisë, pasi ai është institucioni ku punon.

“Unë nuk kam asnjë njoftim përveç njoftimeve publike. Njoftimet publike nuk kanë asnjë vlerë. Unë kam një institucion, Parlamenti i Shqipërisë. Cdo njoftim për deputetin sillet në Parlament. Këtu nuk ka ardhur asnjë njeri.”, tha Berisha.

Pyetje: I druhemi një vendimi për ashpërsim të masës?

Berisha: Unë nuk kam asnjë njoftim përveç njoftimeve publike. Njoftimet publike nuk kanë asnjë vlerë. Unë kam një institucion dhe institucioni i punës zyrtare është Parlamenti i Shqipërisë. Cdo njoftim për deputetin e sjell në Parlament. Këtu nuk ka ardhur asnjë gjë.  Sali Berisha është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse SPAK do të sjellë në Kuvend një shkresë ku autorizon masën arrest shtëpie?

Berisha: Ai nuk guxon ta bëjë këtë, sepse ai duhet të sillej si zyrtar dhe ti kërkonte parlamentit që Berisha të paraqitet. Dhe ta vendoset parlamenti, do ta votonte edhe vetë Sali Berisha, por ai nuk e bën këtë sepse do të sillet si bandit.

Të fundit