Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk votoi për arrestimin e Ahmetajt, shpjegohet Duka

Nuk votoi për arrestimin e Ahmetajt, shpjegohet Duka

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ishte një nga deputetët që abstenuan kërkesën e SPAK për lejimin e arrestimit të Arben Ahmetajt.

 Duke folur për 'Oranews' ai u shpreh se është i paqartë për këtë procedurë, duke shtuar se nëse është fajtor duhet të dënohet.

'Sepse jam i paqarte, sipas meje nëse ministrat fajësohen për procedura atëherë nuk duhet te konsiderohen politike, por teknik gjë qe është e pamundur.

Nga ana tjetër nëse Ahmetaj, apo kushdo qofte ai, ka përvetësuar para publike natyrisht duhet te dënohet. Mua me duket qe po merr forme gjykimi për procedura dhe kjo, sipas meje, është gabim dhe se fundmi abstenimi nuk është kundra'- tha ai.

 

 

Të fundit