Flash News

Ditari i Opozitës

Nuri: Begaj ka kryer shkelje penale me dekretin, SPAK ta hetojë

Nuri: Begaj ka kryer shkelje penale me dekretin, SPAK ta hetojë

Juristi Franc Nuri ka deklaruar se me dekretin e zgjedhjeve të pjesshme, presidenti Bajram Begaj ka kryer shkelje penale.

Në një lidhje direkte për Syri Tv, Nuri kërkoi që SPAK të hetojë Begajn nëse ka apo jo shpërdorim detyre.

“Kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit, por unë do të shkoja dhe më tej. Unë e vlerësoj si shkelje në aspekt penal. E konsideroj ‘shpërdorim detyre’, por pastaj i ngelet SPAK që ka për detyrë të hetojë nëse ka apo jo shpërdorim detyre. Shpërdorimin e detyrës ka të bëjë me tejkalimin e kompetencave.

Dhe në këtë rast, presidenti jo vetëm ka shkelur Kushtetutën, sepse nuk po respekton aspak germën dhe nenin Kushtetues i cili e sanksionon mjaft qartë që vendimi i Këshillit të Ministrave i cili ka formalizuar shkarkimin e një kryetari bashkie, vendimi pezullohet automatikisht në momentin që ky kryetar bashkie ankohet në Gjykatë Kushtetuese për shkarkimin e tij.

Është mjaft e rëndë ajo që po ndodh, po shkelet me të dy këmbët Kushtetuta dhe nuk është hera e parë, për interesa të qeverisë, mazhorancës apo dikujt tjetër, kjo mbetet për t’u parë. Por nuk mundet që Kushtetuta e Shqipërisë të hidhet si një letër pa vlerë”, deklaroi Nuri.

Të fundit