Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Rama duhet të ndalojë urgjentisht terrorin ndaj të rinjve shqiptarë!

Xhaferri:  Rama duhet të ndalojë urgjentisht terrorin ndaj të

Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi ditën e sotme teksa kryeministri Edi Rama mbante homazhe për viktimat e 21 janarit. Në një postim në facebook. Xhferri shkruan se Edi Rama duhet të ndalojnë urgjentisht terrorin ndaj të rinjve shqiptarë!

Kujtojmë që i riu Daniel Katana i cili thirrje kundër Ramës, gjatë ditës së sotme në Bulvard u pa i rrethuar nga policia.

Postimi i plotë: 

Daniel Katana  është një anëtar forumi dhe aktivist civil i patrembur, i cili del në krye të çdo proteste që ndodh në këtë regjim! 

Ai është një nga ne dhe Edi Rama t'a dij mirë që rininë nuk e trembin këto sulme, madje e inkurajojnë akoma më tepër që të rezistojnë! 

Danieli sot guxoi të artikulonte një të vërtetë, 4 viktimat e 21 Janarit u bënë vetë kurban nga Edi Rama dhe kjo e vërtetë e tmerron këtë të fundit.

Edi Rama kërkon asgjësimin e rinisë, por do jenë të rinjtë ata që do t'i japin fund regjimit tij!

 

Të fundit