Flash News

Ditari i Opozitës

"Nxjerr vemjen e bashkisë të mashtrojë dhe shpifë", PD 'përplaset' me Ramën: Nuk gënjen dot! Sipërmarrësit që po falimentojnë

"Nxjerr vemjen e bashkisë të mashtrojë dhe

Kreu i Forumit Rinor në Partinë Demokratike Belind Këlliçi përgënjeshtroi kryeministrin Edi Rama, duke renditur disa nga premtimet e tij të pambajtura.

Sipas Këlliçit, propaganda televizive nuk mund të sfumojë realitetin. Ai evidentoi disa nga problematikat kryesore si mbyllja masive e bizneseve, rritja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë.

Deklarata e plotë:

Sa herë që Edi Ramës i duhet të japë llogari për premtimet për 300 mijë vende pune, për shëndetësi falas, për taksim të ndershëm, për legalizime falas, për rritje të pagave për mësuesit dhe mjekët dhe për biznesin e vogël ai nxjerr vemjen e bashkisë të mashtrojë dhe shpife me shpresen se qyetetaret do te harrojne varferine dhe hallet.

Por ç’e do që studentët e dinë se duhet të paguajnë tarifa më të larta sivjet dhe buxheti i familjes u është varfëruar. Tallavaja e vemjes nuk i ben prinderit te harrojnë se akoma nuk kanë blerë dot librat e fëmijëve dhe s’kanë lek t’u blejnë as maskën dhe dezinfektantin kur shkojnë në shkollë.

Sado gaztorë e zhonglerë të nxjerrë në rrugë dhe në ekran Edi Rama, nuk gënjen dot sipërmarrësit që po falimentojnë dhe shqiptarët që humbasin vendin e punës çdo ditë të qeverisjes së tij.

Sikur Rama të punonte me të njëjtin zell që gënjen, Shqipëria nuk do të ishte zbrazur çdo ditë.

Të fundit