Flash News

Ditari i Opozitës

"O Erion, shihe pak", Berisha: Protesta dje kulmoi kur fluturoi në erë barrikada që mbronte kryehajdutin

"O Erion, shihe pak", Berisha: Protesta dje kulmoi kur fluturoi

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme të opozitës para bashkisë së Tiranës. 

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se protesta kulmoi kur fluturoi në erë barrikada që mbronte Veliajn. 

Berisha: Të dashur miq, dje ishte një ditë e papërsëritur që nga viti 1991.
Kulmoi kur fluturoi në erë barrikada që mbronte kryehajdutin. Nderim, nderim guximtarëve që e shkulën atë.
Erion, o hajdut, shihe pak atë skenë.
Shihe edhe njëherë që të japësh dorëheqjen se nuk ka forcë që të shpëton nga urrejtja popullore që ekziston për ty.
Edhe njëherë, ju përshëndes me nderimin më të madh.
Përshëndes oratorët e fjalës së zjarrtë të kësaj tribune.
Përshëndes protestuesit që e ndrynë hajdutin në vrimën e miut.

Të fundit