Flash News

Ditari i Opozitës

Ofendoi Vokshin, Këlliçi -Ballës: Jeni të urryer po aq sa gjesti e fyerja që bëre sonte

Ofendoi Vokshin, Këlliçi -Ballës: Jeni të urryer po aq sa

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar pas tensioneve sonte në Kuvend, pasi kreu i grupit socialist Taulant Balla ofendoi deputeten e PD, Albana Vokshi. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat akuzoi Ballën për gjuhë vulgare ndaj deputetes demokrate dhe e cilësoi të papranueshme mënyrën e ofendimit ndaj Vokshit.
Reagimi i plotë:

Ky është përfaqësuesi më i lartë i ‘rilindjes’ në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Ja si i drejtohet ai znj. Vokshi, deputete e PD dhe zv. Kryetare e EPP Women!


Eshtë anomali e madhe vetë ekzistenca e tij në politikë, një produkt i servilizmit ekstrem ndaj Kryetarëve dhe me lidhje kriminale me bandat më të rrezikshme në vend, ku shkëlqen tutori i tij Suel Çela!

E prapë, Taulant Balla i jep të drejtën vetes të ofendojë në këtë menyrë një grua nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë.

Ne nuk presim që Peleshi ta përjashtojë sepse Balla shkon në gjurmët e Ramës.

Por ai do ta marrë atë që meriton shumë shpejt nga qytetarët dhe nga dosjet stivë në SPAK.

Ashtu si shefi i tij, edhe ky nuk guxon të dalë në rrugë e as të ketë kontakt me njerëzit.

Janë të urryer po aq sa gjesti e fyerja që bëri sonte.

Të fundit