Flash News

Ditari i Opozitës

‘Ogerta jep dorëheqjen’/ Deputeti i PS heq pankartën, Bardhi: Hajde grise prap

‘Ogerta jep dorëheqjen’/ Deputeti i PS heq pankartën,

Deputetët e opozitës në seancën e sotme parlamentare kanë kërkuar sërish dorëheqjen e ministres së arsimit Ogerta Manstrilu

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka vendosur një pankartë tek foltorja e Kuvendit, ku shkruhet ‘Ogerta jep dorëheqjen’. Por pankarta nuk i ka pëlqyer deputetit socialist, Etien Xhafaj i cili vendosi ta grisë.

Por pankarta është zëvendësuar nga Gazment Bardhi, i cili ka sfiduar dhe Xhafajn, që të vinte e ta griste prap.

 Thirrja e opozitës për dorëheqjen e ministres vjen pas tragjedisë së 18 nëntorit, ku pak metra larg shkollës “Fan Noli” u vra 14-vjeçari Martin Cani.

Të fundit