Flash News

Ditari i Opozitës

"Çoi edhe në Vlorë mashtrimin e turpshëm", Kelliçi: Rama po gënjen për integrimin, mbrojti Ballukun me 82 vota

"Çoi edhe në Vlorë mashtrimin e turpshëm",

Deputeti i opozitës, Belind Kelliçi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me procesin e integrimit europian, duke e akuzuar se po përpiqet të zhvendosë përgjegjësinë tek opozita.

Kelliçi shkruan në rrjetet sociale se votat e maxhorancës në Kuvend janë përdorur për të mbrojtur afera korruptive dhe për të garantuar paprekshmërinë e Belinda Balluku, ndërsa thekson se kjo është arsyeja reale e bllokimit të rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

"Edi Rama çoi sot dhe në Vlorë mashtrimin e turpshëm sikur Opozita po pengon integrimin!!!
E vërteta që e dinë vlonjatët dhe gjithë shqiptarët është se ai i përdori votat e farsës elektorale të 11 Majit, jo për reforma, por për të mbrojtur aferat e tij dhe të Belinda Ballukut.
82 kartonat për të shpalliur Ballukun të praprekshme dhe për të kthyer mbrapsht drejtësinë, janë arsyeja pse Shqipëria ka ngecur në procesin e integrimit europian.
Opozita ka kërkuar në Parlament, në shesh e kudo, që kjo të mos ndodhte. Por Edi Rama zgjodhi Belindën, zgjodhi pushtetin e tij personal para Brukselit.
Të tjerat janë pallavra.
Ne do vijojmë betejën për ta hequr pengesën në rrugën tonë europiane, që është Edi Rama.
Takohemi të premten, datë 17 prill, ora 19:00, me energji, pasion e dashuri për Shqipërinë", shkruan Kelliçi. 

Të fundit