Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmoi opozitën, Salianji i përgjigjet Ramës: Godet ata që i kapin në shkelje

Sulmoi opozitën, Salianji i përgjigjet Ramës: Godet ata që i

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili më herët tha se opozita duhet shkatërruar me votë.

Në Euronews Albania, Salianji tha se reagimi i Ramës vjen pasi qeveria e tij vjedh e bën korrupsion, e më pas kapet.

Sipas Salianjit, Rama kërkon të shkatërrojë ata që zbulojnë aferat korruptive të qeverisë.

“Ky reagim i Ramës është kështu që Rama dhe qeveria e tij vjedh e bën korrupsion e më pas kapet. Dhe pasi kapet thotë të shkatërrojmë këta që na zbulojnë këto që na janë kapur. Kishim 3 elementë në narrativë, që po goditet Meloni dhe jo Rama.

Pra po goditet Rama që të bjerë Meloni se Rama e mban në pushtet Melonin. E dyta është që ne kemi turistë, ça lidhje ka kjo që ne jemi narkoshtet. Kolumbia ka turistë sa të duash. E treta që Rai, BILD, Uashington Post, etj i ka blerë opozita.

Rama e di se mediat janë si në Shqipëri që blihen dhe shiten. E vërteta është kjo, është certifikim që nëse kalon në një television prestigjoz, që do të thotë që është bërë zullumi aq i madh saqë po dalin ato që kemi denoncuar ne. Ne jemi viktima të një sistemi që në thelb është autokratik”, tha Salianji.

Të fundit