Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmoi policinë, Bardhi: Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve

Sulmoi policinë, Bardhi: Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me kallëzimin e policisë ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu nga tre efektivë të Policisë së Shtetit, me pretendimin se i ka penguar të ushtrojnë detyrën.

Sipas Bardhit, Ndreu duhet të ishte në burg për vjedhjen e zgjedhjeve duke iu referuar përgjimeve të dosjes 184.

Pjerin Ndreu nuk duhet të jetë mbi ligjin, Pjerin Ndreu duhet jetë në burg sepse është i njëjti që në Dosjen 184 “fluturonte” mësuesit nga puna me urdhër partie dhe sot sulmon dhe fyen policinë. Deliri tij është produkt i paligjshmërisë mbi të cilën ngrihet pushteti i korruptuar i regjimit Rama-Doshi: Vjedhja e zgjedhjeve!

Ata nuk përfaqësojnë qytetarët, por interesat e krimit me të cilin masakrojnë zgjedhjet dhe vjedhin vullnetin e shumicës për ndryshim.  Që arroganca ndaj qytetarëve dhe institucioneve të ndalojë, që ankthi dhe pasiguria të mos mbretërojnë në familjet shqiptare, duhet marrë fund modeli i politikës të lidhur me krimin”, shkruan Bardhi në një reagim në rrjetet sociale.

Të fundit