Flash News

Ditari i Opozitës

OKB ngre alarmin për varfërinë, PD vjen me 3 kërkesa për qeverinë

OKB ngre alarmin për varfërinë, PD vjen me 3 kërkesa

Partia Demokratike ka reaguar mbi një raport të OKB-së, i cili e rendit Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të ulët për të ardhurat ditore.

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Dorian Teliti evidenton gjetjen e raportit se rreth 90 mijë shqiptarë jetojnë me 5.5 dollarë në ditë.

E shqetësuar nga këta tregues, Partia Demokratike kërkon marrjen e masave urgjente për të mbrojtur shtresat e ekspozuara. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Teliti tha se qeveria duhet të heqë dorë nga propaganda, të lërë “oligarkët” dhe të kthehet te populli.

PD kërkon:

· Një paketë mbështetëse direkte në llogaritë e familjeve në nevojë, pensionistëve dhe familjeve me të ardhura të ulëta mujore.

· Subvencione të drejtpërdrejta për sektorët në rrezik të ekonomisë, për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe vendet e punës.

· Shkurtimin e taksave të rritura ndër vite në kurriz të konsumatorit dhe bizneseve shqiptare, ku e para që të shkurtohet të jetë taksa e rritur me 24 leke/litër mbi karburantin.

Nëse nuk merren këto masa, sipas PD, shqiptarët do të varfërohen edhe më tej dhe vendi do të vazhdojë të shpopullohet.

Të fundit