Flash News

Ditari i Opozitës

OKB njohu genocidin serb në Srebrenicë, Berisha: Këtu Rama votoi kundër dënimit të këtij genocidi

OKB njohu genocidin serb në Srebrenicë, Berisha: Këtu Rama votoi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas miratimit në OKB të rezolutës që njeh gjenocidin serb në Srebrenicë.

Në tubimin qytetar, Berisha solli në vëmendje se Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar.

Berisha: Sot për popujt e Ballkanit por dhe mbarë njerëzimin, është një ditë e shënuar.
OKB vendosi të shpallë 11 korrikun ditën e kujtimit të genocidit serb në Srebrenicë.
Me këtë akt, bota e qytetëruar nderon, kujton viktimat e pafajshme të barbarisë serbe në Bosnje.
Me këtë akt, shteti genocidal që ka kryer në trevat e Ballkanit genocidet ciklike, veçanërisht mbi shqiptarët, merr damkën për barbarinë e saj.
Miqtë e mi, jeni dëshmitarë se si Edi Rama dhe deputetët e tij kundërshtuan rezolutën e denoncimit serb në Srebrenicë në parlamentin shqiptar.
Mos harroni kurrë kartonat e tyre të kuq.
Ato kartona të kuq janë dhe do mbeten përjetë të stamposur në muret e parlamentit si dëshmia e amoralitetit dhe shpirtit të zi të tyre.
Mos harroni kurrë atë ditë!
Se sot nën diktatin ndërkombëtar u detyrua të votojë ndryshe, por në parlament votoi kundër dënimit të gjenocidit serb në Srebrenicë, sepse urdhri ishte i prerë nga padroni i tij, Vuçiç.
Po kështu, dy vite me radhë, tradhtari, Pashiqi i shqiptarëve bllokoi rezolutën për denoncimin e genocidit serb në Kosovë.
Dhe pastaj me pafytyrësi, vetëm 5 ditë më parë u thoshte shqiptarëve në Kosovë se edhe më quani tradhtar.
Po jo tradhtar, po historia nuk ka njohur kurrë tradhtar si ti.

Të fundit