Flash News

Ditari i Opozitës

Oketa rrëfen takimin me investitorët austriakë: Biznesi nuk do t’ia dijë nëse Berisha është apo jo ‘non grata’

Oketa rrëfen takimin me investitorët austriakë: Biznesi nuk do

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gazment Oketa thotë se investitorët e huaj e admirojnë periudhën e qeverisjes Berisha.

Teksa rrëfen një takim me disa investitorët austriakë në Prishtinë pak ditë më parë, Oketa thotë në emisionin ‘Politiko’ në Top News se biznesi nuk do t’ia dijë nëse Sali Berisha është apo jo ‘non grata’, teksa në studio debatohet për rikthimin e ish kryeministrit në PD dhe mundesisë për rimarrjen e pushtetit.

Oketa: Shqiptarët rrëzuan Berishën në 97 dhe 8 vite më vonë e votuan,. Isha para pak ditësh në Prishtinë në një takim te dhomave të biznesit. Një mik më prezantoi me disa austriakë që kishin investuar në Shqipëri. Kur i thashë se kam qenë anëtar i kabinetit qeverisës me Berishën shprehën admirim për atë periudhë dhe zhgënjim për sot.

Biznesi nuk do tja dijë nëse Berisha është grata apo non grata. Nëse shikon mundësi do ta mbështesë. Është realitet që Berisha do bëhet kreu i PD. Për mua nuk e meriton por suksesi i një politikani është kur nuk prodhon liderë. Kur ai funksionon edhe kur ikën. Fakti që është non grata është ceshtje që kërkon diskutim.

Të fundit