Flash News

Ditari i Opozitës

"Olsi në Xibrakë", Logu: Ja si Rama po tenton të sfumojë denoncimin e Bardhit

"Olsi në Xibrakë", Logu: Ja si Rama po tenton të

Këshilltari ligjor pranë Grupit Parlamentar të PD-së, Marash Logu,tha se padia civile që është ngritur ndaj Gazment Bardhit nga Olsi Rama synon të sfumojë kallëzimin penal që kreu i Grupit Parlamentar demokrat ka depozituar në SPAK për përfshirjen e vëllait të Ramës në laboratorin e drogës në Xibrakë.

Logu solli në vëmendje rastin e vëllait të Fatmir Xhafajt, për të cilin tha se Kryeministri u angazhua brenda 24 orësh, duke deklaruar se kishte gjetur një laborator, që kishte bërë ekspertizën e zërit, duke paraqitur edhe konkluzionet.

“Janë publikuar dokumentet, kemi një automjet, janë të gjitha të dhënat për personat që kanë përdorur këtë automjet. Edi Rama duhej të dilte dhe të jepte sqarime, sikundër Olsi Rama, i cili nuk ka mohuar njohjen me personat e përfshirë në Xibrakë.

Këto njohjet në distancë janë shumë problematike për njerëzit afër Kryeministrit. E mbani mend çfarë thoshte Arben Ahmetaj, kur ndodhi ai aksidenti në Maqedoni, që kishte njohje në distancë, pastaj doli që këta të njohurit në distancë i blinin edhe vilat”, tha Logu.

Të fundit