Flash News

Ditari i Opozitës

Çomo dhe Bozo tek PS, Tabaku: Rama do të kalojë dështimet me pak kozmetikë, s'e shpëton asgjë nga humbja

Çomo dhe Bozo tek PS, Tabaku: Rama do të kalojë dështimet

Sipas ish-deputetes demokrate Jorida Tabaku, me futjen e Najada Çomos dhe Luljeta Bozos në listat e kandidatëve për deputet të PS-së, Rama kërkon që të kalojë dështimet e qeverisë me pandeminë dhe tërmetin. 

Tabaku tha se asnjë emër nuk e shpëton Ramën nga humbja më 25 Prill dhe shtoi më tej se nëse PS ka vetëm dy emra në listë, lista e PD-së do të jetë një kombinimin i ekspertëve më të mirë.

“Pasi dështoi me pandeminë dhe tërmetin mendon se me pak kozmetikë mund të kalojë situatë. Nuk ka asgjë që e shpëton Ramën. Çdo emër që të ketë mbrapa janë thjesht mbrojë. Është po Rama ai që do të drejtojë fushatën e  PS, situata e 8 viteve të fundit ku janë përdorur shumë emra, nuk kanë qenë zë i fuqishëm në vendimmarrje. Asnjë përdorim emrash nuk e eviton këtë fakt. PD  është forca që nesër do të qeverisë. Nëse tërhoqi PS dy emra, Lista e PD do të jetë një kombinimin i ekspertëve më të mirë, askush nuk do të jetë emër fasadë, por real dhe vendimmarrës”, tha Tabaku në Abc.

Të fundit