Flash News

Ditari i Opozitës

"Open Balkan", Berisha: Aleancë trilateriale e frymëzuar nga Vuçiç në Novisad

"Open Balkan", Berisha: Aleancë trilateriale e frymëzuar nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë të shkurtër në dalje të banesës, teksa nisej drejt marshimit për te Kryeministria ku do të mbahet edhe protesta kundër ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Berisha e ka cilësuar nismën "Open Balkan" si një aleancë trilateriale Beograd-Tiranë-Shkup. Sipas ish-kryeministrit, protesta e sotme është një qëndrim në mbrojtje të interesave kombëtarë të shqiptarëve.

“Dua të përshëndes shumë përzemërsisht të gjithë shqiptarët sot që bashkohen në protëstën e aprë më të fuqishme për mbrojtjen e interesit kombëtar të shkelmuar nga regjimi i kreut të Meduzës, Edvin Rama. Jemi kundër aleancës trilaterale Beograd-Tiranë-Shkup. Është kundër kësaj aleancë të mishëruar në atë që quhet Ballkan i Hapur, por në fakt kundërshtohet nga 3 vendet e tjera të Ballkanit, por konsiderohet aleancë e rrezikshem dhe nga Kroacia. Kemi të bëjmë me një qëndrim për mbrojtjen e interesit kombëtar të shqiptarëve që është integrimi në BE. Kjo nisëm i kundërvihet në mënyrë të paskrupllt nismës së Berlinit, e frymëzuar nga Aleksandër Vyçuciç, dhe vëllai i tij siamez, Edi Rama”, tha Berisha.

Të fundit