Flash News

Ditari i Opozitës

"Open Balkan", Kryemadhi: Është "Ballkani i Shqyer", na sqaroni çfarë përfiton Shqipëria; komenton programin e PS

"Open Balkan", Kryemadhi: Është "Ballkani i
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi

Në seancën maratonë të Kuvendit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur për "Open Balkan", të cilin e ka konsideruar si "Ballkanin e shqyer". Ajo ka kërkuar nga qeveria të dijë më shumë për këtë nismë dhe për përfitimet që ka vendi ynë.

"Në fakt është folur në program për atdhedashurinë dhe u fol shumë sot dhe për Ballkanin e Hapur por do të thoja që nuk është gjë tjetër por vetëm Ballkani i shqyer. Dhe duke qenë se kemi një Minister Finance grua do doja të dija se çfarë përfiton shqipëria nga ballkani hapur, nuk më intereson çfarë fiton Serbia apo Maqedonia. Sot shikoj nga mazhoranca që flasin me zell të madh për Ballkanin e Hapur. Ndoshta nuk na duhen më juristë, por ekonomisë, pikërisht se çfarë përfitojmë nga kjo marrëveshje për Ballkanin e Hapur", tha Kryemadhi.

Kjo e fundit ka përsëritur akuzat ndaj qeverisë, duke theksuar se vendi sundohet nga një grup oligarkësh, të cilët sipas saj, ditën pinë kafe në zyrën e kryeministrit dhe natën trokasin gotat e shampanjës, duke ndarë pasuritë e shqiptarëve.

Kryemadhi ka komentuar edhe programin qeverisës të PS, duke u ndalur te shëndetësia falas që sipas saj mungon dhe te krijimi i vendeve të reja të punës.

"Akoma nuk shikoj në programin e qeverisë nëse flitet dicka për 300 mijë vendet e punës sepse shikoj të rinj që ikin, nuk shikoj shëndetësinë falas, në fakt janë vaksinat falas por nuk ka qenë falas shërbimi i të sëmurëve me covid që kap vlerën mbi 150 milionë euro dhe nëse kjo shumë nuk do të ishte përdorur nga xhepat e qytetarëve shqiptarë do të ishte një mundësi shumë e madhe për të krijuar vende të reja pune", shtoi ajo.

Kryemadhi ka përshëndetur 12 gratë në qeveri, duke thënë se femrat janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Ajo theksoi se gratë në qeveri duhet të tregojnë veten dhe jo të jenë kukulla.

"Në radhë të parë, për t’ju uruar grave të qeverisë, që janë 12 gra detyrën. Po për të mos qenë kukulla dhe instrument, thjesht firmosës të koncesioneve që ndahen midis njëri tjetrit.  

Gratë në jetën dhe familjen e shqiptarve janë shtylla kurrizore e Shqipërisë. Janë ato që i bëjnë shtëpinë dhe familjet tona të lumtura. Janë gratë ato që rrisin me dashuri fëmijët dhe i mësojnë sesi të duan vendin.

Është shumë e rëndësishme që gratë e qeverisë shqiptare të jenë gra me dinjitet, me integritet të kenë personalitetin dhe të bëjnë krenare të gjitha gratë e Shqipërisë. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria nuk ka nevojë për kukulla, qofshin gra apo burra. Sot më shumë se kurrë shqipëria ka nevojë për njerëz të vërtetë.

Sepse grate kanë mundësi të ngrihen për të luftuar për fëmijët e tyre, sepse ndoshta akoma tranzicioni politik nuk i ka lënë hapësirë që të  këtë demokraci të vërtetë, asaj së cilës ne i kemi besuar disa dekada më parë", tha Kryemadhi.

Të fundit