Flash News
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë
Autoboti me karburant përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat, bllokohet shoferi
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Operacioni i SPAK, Noka: Dumani po sulmon personalisht Berishën, Metën dhe Mediun
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i ftuar në News 24 tha se operacioni i SPAK ishte propagandistik, duke u shprehur se ai (operacioni) u dekonspirua.
Noka theksoi se kryedemokrati Sali Berisha është i burgosur politik.
Sipas tij, kreu i SPAK Altin Dumani po sulmon personalisht ish-kryeministrin Sali Berisha, Ilir Metën dhe Fatmir Mediun.
Flamur Noka: Sali Berisha është i burgosur politik, ndodhet me masë sigurie pa asnjë akuzë. Unë e quaj SKAP, sepse që ditën e parë e vërtetua që nuk është SPAK. Struktura e Posaçme ka amnistuar krimin elektoral. SPAK bën operacione për të rregulluar imazhin. Në Bashkinë e Tiranës është vjedhur 100 përqind. Në Shqipëri kanë ikur edhe investitorët e huaj, sepse këta iu kanë kërkuar para. Kreu i 5D është Erion Veliaj. Dini që për inceneratorët të jetë dënuar Veliaj. SKAP është ai që korrupsionin madhor nuk e kap, por nëse tre veta pijnë hashash në lagje quhet organizatë kriminale. Sali Berisha që është simbol i antikorrupsionit dhe antikrimit është i burgosur politik. Dumani po sulmon personalisht Berishën, Mediun, Metën. Ka 11 vjet që qeveria vjedh dhe nuk heton. Operacioni i SPAK është shou propagandistik. Të gjitha bandat që u hetuan nga Forca e ligjit, merrnin pjesë në vjedhje votash. Ka 50 urdhër-arreste dhe asnjë i arrestuar përtej burgjeve. Ky operacion u dekonspirua, e dinte gjithë Lezha se do arrestohej Arben Ndoka, prandaj u arratis, është operacion i dekonspiruar. Nuk ka drejtësi këtu, por vetëm padrejtësi.